Këshilltari i Haradinajt: Veç me pronat e babës bëhet tuxharllëk

Aktuale

Këshilltari i Haradinajt: Veç me pronat e babës bëhet tuxharllëk

Më: 4 janar 2019 Në ora: 23:05
Avni Arifi dhe Ramush Haradinaj

Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, thotë se “Tuxharlëku me territor të Kosovës për më shumë “shtetësi” është humbje edhe e territorit edhe e shtetësisë”.

Sipas tij, askush s’ka të drejtë ta qetë në pazar territorin e Kosovës.

“Veç me pronat e babës bohet tuxharllëk”, ka shkruar ai.

Ditëve të fundit është riaktualizuar ideja e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur deri tek marrëveshja përfundimtare.

Një ide e tillë po mbështetet edhe nga SHBA-ja dhe presidenti Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat