Cilat janë raportet mes Haradinajt dhe Rexhep Selimit? Flet ky i fundit

Aktuale

Cilat janë raportet mes Haradinajt dhe Rexhep Selimit? Flet ky i fundit

Më: 4 janar 2019 Në ora: 23:48
Ramush Haradinaj dhe Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi e ka quajtur të rëndë vitin që sapo kemi lënë pas.

Në T7 ai ka shpjeguar se vitit 2018 ishte ‘vit i rëndë e me shumë kriza’.

Ai ka folur edhe për raportet e tij me kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi thotë se falë veprimeve të tij i tillë ishte 2018.

Thotë se ishte befasuar me qëndrimin e kryeministrit për demarkacionin e Malit të Zi.

“Dështimi më i madh i kësaj qeverie është se ia humbi Kosovës territorin”, tha Selimi.

Njësoj thotë se ishte edhe koalicioni PAN.

E gjithë kjo thotë të ketë ndikuar në raportet politike publike në mes tyre.

Por një gjë e tillë a ka ndikuar edhe në raportet e tyre private?

“Ndikon pak, dorën në zemër”, shpjegoi Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat