Pasi dorëzoi pasaportat, Labinot Tahiri ka një thirrje për qytetarët në lidhje me vizat

Aktuale

Pasi dorëzoi pasaportat, Labinot Tahiri ka një thirrje për qytetarët në lidhje me vizat

Nga: A.ZH Më: 5 janar 2019 Në ora: 15:11
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re Labinot Tahiri, ka thënë se mbështet protestën e studentëve të Kosovës për vizat.

Ai në një postim në Facebook, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së thirrur për 10 janar në Prishtinë, përcjell Bota sot.

Thirrja e tij vie një ditë pasi deputeti dorëzoi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dy pasaportat e tij, si shenjë solidarizimi me qytetarët e Kosovës, për të cilët nuk pati as në 2018-tën liberalizim të vizave.

Postimi i plotë i Tahirit:

Protesta! 

A je Prind, a ke djal apo vajzë studentë?

A po presin akoma pēr viza, e ne fund edhe mund të i’u refuzohet?! Dil në protesta! 

A je Student apo studente? A të janë ngushtuar rruget e jetës dhe plus edhe tani mos liberalizimi i vizave ku ty të duhet në shumë raste dalja e lirë sa herë që të duash?! Dil në protesta!

Dil dhe të dalim të gjithë me daten 10 janar 2019

Ora 12:00 

Prishtinë!

Protesta e thirur nga Studentët të cilen e përkrahi çdo ditë!

Labi

Shperndajeni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat