Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i është përgjigjur deklaratës së kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka deklaruar se Vetëvendosja, e në mënyrë të veçantë LDK-ja, kanë frikë nga zgjedhjet.
Hoti thotë se “nga zgjedhjet frikësohen ata qe bëjnë një vit përpara fushate, ndërsa kur te vijnë zgjedhjet dorëzohen sepse nuk guxojnë te marrin përgjegjësinë”.