Profesori i njohur flet për skenarin makabër të “Syrit të popullit” me Azem Vllasin për ta njollosur Vetëvendosjen

Aktuale

Profesori i njohur flet për skenarin makabër të “Syrit të popullit” me Azem Vllasin për ta njollosur Vetëvendosjen

Nga: N.H Më: 5 janar 2019 Në ora: 19:03
Murat Jashari, Azem Vllasi

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, ka folur për organizatën “Syri i Popullit”, e cila ka marrë përsipër atentatin kundër avokatit Azem Vllasi.

Ai thotë se si është e mundur që të mos e njoftoi Presidenti Thaçi avokatin Vllasi për rrezikun që i kanoset, pasi që siç thotë Maxharraj, kreu i shtetit ishte në dijeni se Vllasi ishte i rrezikuar, mirëpo e la të sakrifikohet.

“Kjo qartë po shihet së ky ishte një skenar makabër, sepse u desh të sakrifikohet, të bahet kokë turku Azem Vllasi për ta njollosur LVV dhe liderët e saj”, ka shkruar Maxharraj në Facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Azem Vllasi si "kurban" i "Syri i popullit" për ta njollosur LVV.

Nga gjykimi i "Syri i popullit"ndodhi diçka që as në filmat e Hiçkokut është vështirë të ndodhin. Të gjithë pushtetarët (Thaçi,Veseli,Xh.Haliti)u dolën në mbrojtje të akuzuarve. E, çuditëshme që as mendja e njeriut nuk e kapë,se si është e mundur t'i mbrojë ata qe kanë deshtë më të vra?.

Gjatë gjykimit u dha urdhri qe midis të dalin jashtë sepse në dëshmon e tij paska më thanë diçka sekrete kreu i shtetit Hashim Thaçi. Ai pa fije turpi i shfajësojë të akuzuarve, duke shtuar se pas Organizatës "Syri i popullit" na qenkan Albin Kurti dhe Halif Konjuguar. Skandaloze, kjo ishte më një prapavijat tjetër, kishte për qëllim likuidimin politik të tyre. Këtë "informatë" i pari i shtetit tha së e kishte marrë nga organet e sigurisë.

Atëherë si është e mundur që të mos e njoftoi Presidenti edhe Azem Vllasin së është i rrezikuar, por e la të sakrifikohet,të vrirët.

Kjo çartë po shihet së ky ishte një skenar makabër, sepse u desh të sakrifikohet, të bahet kokë turku Azem Vllasi për ta njollosur LVV dhe liderët e sajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat