Limaj përgëzon zgjedhjen e Eliot Engel në Kongresin Amerikan

Aktuale

Limaj përgëzon zgjedhjen e Eliot Engel në Kongresin Amerikan

Më: 5 janar 2019 Në ora: 19:40
Fatmir Limaj, Eliot Engel

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, i është gëzuar zgjedhjes se Eliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Kongresin Amerikan.

Limaj e ka vlerësuar Kongresistin amerikan si një nga miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës ndër vite.

Ai ka thënë se pret që Eliot Engel të ndihmoj Kosovën në konsolidimin e mëtejme të vendit.

Sipas zv-kryeministrit është shumë më rëndësi vazhdimi i bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës dhe Eliot Engel e veçanërisht tani kur Kosova po provon të arrij marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke. “Urime miku i madh i Kosovës”, thuhet ndër të tjera në urimin e Limajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat