Engel ia kthen urimin Thaçit: Kjo është kërkesa e tij për kreun e Kosovës

Aktuale

Engel ia kthen urimin Thaçit: Kjo është kërkesa e tij për kreun e Kosovës

Më: 5 janar 2019 Në ora: 20:35
Hashim Thaçi dhe Elliot Engel

Pas urimit që i bëri presidenti i vendit, Hashim Thaçi për Elliot Engel në zgjedhjen e këtij të fundit në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, ai ia ka kthyer urimin presidentit të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Engel e ka falënderuar presidentin Thaçi për urimin e tij, teksa ka thënë se së bashku do të punojnë për të mirën e popullit amerikan dhe atij të Kosovës

“Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e tua të mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel në Twitter.

E në urimin e tij, Thaçi thoshte se pret që së bashku me Engel të bashkëpunojë në të mirën e të dy popujve.

Kujtojmë, se Engel përveq Thaçit është uruar edhe nga krerë tjerë institucionalë, nga Haradinaj, Veseli, Pacolli e Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat