Vazhdojnë kolonat në kufi, katër orë pritje në Merdare

Aktuale

Vazhdojnë kolonat në kufi, katër orë pritje në Merdare

Më: 5 janar 2019 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Po vazhdojnë kolonat  e gjata nëpër pikat kufitare të Kosovës.

Gjendje më e rënduar sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve është në Merdare.

Aty qytetarëve të Kosovës për të dalë nga territor  i vendit po u duhet të presin më shumë se katër orë.

Pritje një orëshe ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Ndërkohë, në pikat tjera kufitare gjendja është më stabile.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj dha tri arsyet se pse po shkaktohen këto pritje.

Ai tha se ka fluks të shtuar të mërgimtarëve që po lënë Kosovën, për arsyen se të njëjtit gjatë të hënës kthehen në vendet e punës.

Image

Po ashtu, fajtor për këto pritje ai tha se është edhe pala serbe për shkak të kontrolleve të gjata të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat