Limaj uron besimtarët ortodoksë

Aktuale

Limaj uron besimtarët ortodoksë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 13:55
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njeheresh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Sipas Limajt kjo ditë e shënuar duhet të shërbejë për më shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.

"Urime Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në Kosovë! Paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë ju qytetarë të besimit ortodoks në Republikën e Kosovës!Le të shërbejë kjo ditë e shënuar për me shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin. Gëzuar!", ka uruar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat