Fotografia që tronditi opinionin shqiptar më 6 mars të vitit 2000

Aktuale

Fotografia që tronditi opinionin shqiptar më 6 mars të vitit 2000

Nga: Bota sot Më: 6 janar 2019 Në ora: 13:51
Botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj i cili e ka publikuar për herë të parë fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit

Ish-redaktori teknik i gazetës “Bota sot” Faheredin Spahija, vite më parë, kishte publikuar një fotografi të përbashkët të presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës dhe komandantit legjendar Adem Jasharit.

Kjo fotografi ekskluzivisht ishte botuar nga botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

Kjo fotografi, kishte thyer mitet e pasluftës, kur krerët apo “ish-komandantet” e UÇK-së, ishin munduar me vite të tëra që të paraqesin një konflikt në mes LDK-së, apo presidentit Ibrahim Rugovës dhe Familjes Jashari.

Megjithatë, faktet flasin ndryshe. Kjo fotografi e realizuar në Tiranë tregon për raportet e mira të Rugovës dhe Jasharit dhe për bashkëpunimin e tyre për formimin e celulave të para të UÇK-së.

Duhet theksuar se, kur është publikuar fotografia në fjalë, kundërshtarët politik të Ibrahim Rugovës dhe LDK-së, sidomos në Zvicër, ishin organizuar në mënyrë të fuqishme për të blerë numrin e gazetës, në mënyrë që opinioni shqiptar, publiku i gjerë mos të gjejë gazetë që mos të shihet fotografia e përbashkët Rugova-Jashari.

Image

 

Ky është shkrimi i plotë:

Në atë kohë isha redaktor teknik në gazetën e përditshme gazetën “Bota sot” që redaktohej dhe përgatitej për shtyp në redaksinë që ishte në Cyrih (Löwenstrasse) të Zvicrës. Me 5 mars në përvjetorin e dytë të rënies heroike të Murat, Hamëz e Adem Jasharit bashkë me shumicën e familjarëve të tyre, në Prekaz “komandantët” më shumë po bënin promovimin e tyre se sa shënimin e përvjetorit! Nga ky tubim-përvjetor, në redaksinë e Cyrihut erdhi raporti i korrespondentit tonë nga Drenica, Ragip Gjoshi i cili përmbante kryesisht ishte, citate të “prijësve të rinjë” të luftës e shumë pak të dhëna për sakrificën e familjes Jashari!

Në kompjuterin tim mbaja një fotografi të cilën ma kishte dhënë në besë, muaj më parë, editori i gazetës duke më thënë: “Mbaje dhe ruaje mirë sepse mund të na duhet, një ditë!”. Në qendër të asaj fotografie e cila ishte bërë në vitin 1992 në Tiranë, shifej Ibrahim Rugova me një grumbull njerëzish e në mesin e tyre ishte edhe Adem Jashari! Ishte Fotografi që dokumentonte një lidhje të hershme të presidentit Rugova me komandantin legjendar, Adem Jashari!

Tek po merresha me faqosjen e raportit të arritur nga Prekazi më shkrepi idea se përvjetorit të rënies heroike të Jasharëve i shkon fort nxjerrja në publik e njohjes së Adem Jasharit me Ibrahim Rugovën shumë më herët se me “komandantët” e rinjë që po përvetësonin çdo gjë të mundur në emër të luftës që e kishin ba! Shkova në zyrën e editorit dhe ia thash idenë time! U hamend pak shkaku i rrezikshmërisë së situatës në të cilën “komandantët” “vranin e kthjellnin” dhe aprovoi duke thënë: “Qite!”. Puna e bërë nuk u kuptua as nga kolegët me të cilët punoja në redaksinë e Cyrihut dhe as nga redaksia në Prishtinë. Fotografia në artikullin që u shtri në dy faqet e mesit, me ngjyra, zuri hapësirën ma të madhe dhe me insistimin këmbëngulës timin, u publikua dhe në faqen e parë të cilën e punoja unë, gjithashtu…

Me që një pjesë të tirazhit të gazetës që shtypej në Frankfurt e dërgonim me aeroplan në Prishtinë, me 6 mars të vitit 2000 Kosova u trondit nga fotografia e publikuar në BOTA SOT. Popullata shumicë e cila adhuronte personalitetin dhe përpjekjet e Ibrahim Rugoves u ngazëlly nga fakti se dy figurat më të ndritshme të Kosovës paskan bashkëpunuar edhe në aspektin e rezistencës ushtarake kurse “komandantët” me të parë këtë foto bën çmos që të zhdukin tirazhin e gazetës që botoi këtë fotografi e cila po shpaloste një të vërtetë tjetër prej asaj që kishin propaganduar, ata…

Nuk thash asgjë më shumë se sa që, kjo fotografi historike mori dhenë nga kopjuteri im… smile emoticon

Ndihem fort krenar që isha pjesë e shpalosjes së këtij dokumenti sepse historia e luftës fitoi një dimension tjetër me publikimin e kësaj fotografie …

(Më mbetet merak i madh me e kuptu se pronë e kujt ishte apo kush e kishte shkrepur?).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat