A do ta kalojë pragun zgjedhor Nisma Socialdemokrate, sipas sondazhit të VV-së

Aktuale

A do ta kalojë pragun zgjedhor Nisma Socialdemokrate, sipas sondazhit të VV-së

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:16
Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate do ta kalonte pragun zgjedhor nëse zgjedhjet e përgjithshme do të mbaheshin të dielën, sugjeron një sondazh i realizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me UBO Consulting.

Partia e Fatmir Limajt është vlerësuar me 6.3 për qind të përkrahjes popullore.

Sipas sondazhit të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK ka dalë parti e parë me 27.1 për qind, ndërkaq e dytë me VV 22.6. Ky sondazh partinë e tretë e ka nxjerr PDK-në e Kadri Veselit me 20.5 për qind.

Keq në këto sondazhe ka dalë Partia e Kryeministrit Ramush Haradinajt, AAK-ja. Kjo parti, po të mbaheshin zgjedhjet këtë të dielën, do të votohej prej më pak se dhjetë për qind të votuesve.

Partia e Pacollit, si zakonisht, ka dalë me 1.2 për qind.

Alternativa e Mimoza Kusarit s’i ka marrë as një për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat