Ish-mjeku i UÇK-së i komenton “sulmet” ndaj LDK-së, ka një porosi për partinë e Mustafës

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së i komenton “sulmet” ndaj LDK-së, ka një porosi për partinë e Mustafës

Nga: N.H Më: 6 janar 2019 Në ora: 18:54
Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka komentuar përplasjet mes PDK-së dhe LDK-së.

Loshi në Facebook shkruan se sulmi i orkestruar i PDK-së ndaj LDK-së është një hap i qëllimshëm dhe perfid për ta margjinalizuar dhe (vetë)izoluar atë nga procesi i dialogut me Serbinë.

Sipas tij, LDK duhet të sillet në harmoni me vlerat tradicionale të saj, si parti e maturuar, e përgjegjshme dhe institucionaliste, dhe se mënyra më e mirë për t’i luftuar këto tendenca destruktive të PDK-së është vendimi politik për t’u bërë pjesë e dialogut

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Sulmi i orkesteuar i PDK-së dhe i ndonjë sateliti të saj ndaj LDK-së është një hap i qëllimshëm dhe perfid për ta margjinalizuar dhe (vetë)izoluar atë nga procesi i dialogut me Serbinë. Megjithatë, LDK duhet të sillet në harmoni me vlerat tradicionale të saj, si parti e maturuar, e përgjegjshme dhe institucionaliste. Mënyra më e mirë për t’i luftuar këto tendenca destruktive të PDK-së është vendimi politik për t’u bërë pjesë e dialogut duke marrë përgjegjësi politike maksimale dhe mundësisht duke drejtuar vetë dialogun. Isa Mustafa dhe LDK duhet ta kuptojnë se shërbimi i LDK-së nuk i dedikohet PDK-së, por vetëm shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat