Provokojnë serbët në Bujanoc, brohorasin rrugëve ‘Kosova, zemra e Serbisë…”

Aktuale

Provokojnë serbët në Bujanoc, brohorasin rrugëve ‘Kosova, zemra e Serbisë…”

Më: 6 janar 2019 Në ora: 23:25
Bujanoc

Serbët që jetojnë në pjesën lindore të vendit, përkatësisht në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dinë shumë shpesh të nxisin shqiptarët.

Ata ka disa raste kur kanë provokuar me gjeste dhe këngë shqiptarët e asaj ane.

Një provokim të radhës e kanë bërë edhe sot pasdite në qytetin e Bujanocit. Lexues kanë dërguar një video ku shihen serbë të shumtë duke parakaluar në qendër të qytetit.

Ata hipur në disa mjete, brohorasin në gjuhën serbe duke thënë “Kosova, zemra e Serbisë”, për disa minuta.

Serbet madje mbajnë në duar edhe flamuj të Serbisë dhe ia thonë këngës me të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat