Deputetja e LDK-së, Veselit: Sa patetikë po dukeni! Çohuni t’shkojmë n’zgjedhje!

Aktuale

Deputetja e LDK-së, Veselit: Sa patetikë po dukeni! Çohuni t’shkojmë n’zgjedhje!

Nga: A.ZH Më: 7 janar 2019 Në ora: 07:53
Deputetja Doruntinë Maloku

Edhe një deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reguar ndaj akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Deputetja Doruntinë Maloku, ka ironizuar me Veselin, duke thënë se LDK-ja, ka pasur “faj” që prej themelimit, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se ndodhitë e ditëve të fundit, janë përpjekje “dëshpëruese e PDK-së dhe vartësve të saj, për fajësimin e LDK-së”, pasi “PDK-së nuk po iu ecin punët sipas planit”.

“Çohuni t'shkojmë n'zgjedhje!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Malokut:

Qe 30 vjet, prej themelimit të saj, LDK-ja gjithë ka pasë "faj"! Prej këndvështrimit të tyre, LDK-ja s'u dashtë as me u themelu.

Kurqyshë tamam nuk u kemi ra! As andej - as këndej. As me ata - as me këta! 

Për ta, ne, kemi faj edhe pse ekzistojmë!

Kjo që po ndodhë ditëve të fundit, është veç përpjekja dëshpëruese e radhës e PDK-së dhe e vartësve të saj, për me na kallxue çka duhet me ba, si vazhdimësi e traditës së tyre për fajësimin e LDK-së, sa herë që punët s'u ecin sipas planit.

Sa patetikë po duken.

Çohuni t'shkojmë n'zgjedhje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat