Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim, nga kriteri i parë deri në kriterin e 95-të

Aktuale

Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim, nga kriteri i parë deri në kriterin e 95-të

Nga: D. B Më: 7 janar 2019 Në ora: 11:36
Sami Blakaj

Institucionet vendore, kanë kritikuar BE-në lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. Kjo për faktin se BE, sipas tyre po e zvarrit gjithnjë e më shumë çështjen e liberalizimit për shtetasit e Kosovës.

Njohësi i Politikave të BE-së, Sami Blakaj në lidhje më këtë çështje ka thënë se kritika e institucioneve të vendit drejtuar BE-së në parim, është kritikë e drejtë.

Ai ka thënë për “Bota sot” se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, nga kriteri i parë deri në kriterin e 95-të.

“Gjatë këtij viti Komisioni Evropian ka dalë me një vlerësim pozitiv se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe Parlamenti Evropian mund ta votojë këtë rekomandim. Një votë e tillë ka ndodhur. Tash përgjigjja është në Bruksel dhe vota pro ose kundër liberalizimit më shumë ka të bëjë me rrethanat politike të vet BE-së sesa me Kosovën”, ka thënë Blakaj

Sipas tij, tashmë në shumë vende të Bashkimit Evropian ekziston pikëpyetja e madhe nëse Kosova është e gatshme për kontroll ndaj migracionit dhe nëse BE-ja do të ballafaqohet me një valë të re të migracionit nga Kosova.

“Tema e migracionit shihet si shumë problematike dhe me shumë ndikim në zgjedhjet e ardhshme në Bashkimin Evropian, meqë migracioni aktualisht është një politikë mjaft problematike”, është shprehur njohësi i politikave të BE-së, Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat