Deputetja e LDK-së paralajmëron PDK-në: Do të qeverisim me urtësi e jo me “alltia”

Aktuale

Deputetja e LDK-së paralajmëron PDK-në: Do të qeverisim me urtësi e jo me “alltia”

Nga: A.ZH Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:39
LDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku  Rexhepi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, po sulmon partinë e saj, vetëm pse ajo nuk po bëhet “patericë” e ekipit të dialogut.

Bunjaku-Rexhepi në një postim në Facebook, ka thënë se PDK-ja po sulmon LDK-në, për t’ia ulur popullaritetin, përcjell Bota sot.

Sipas saj, me sulme, LDK-ja vetëm do të rritet e forcohet.

Në fund, deputetja ka ironuzuar, duke thënë se LDK-ja do të udhëheq me urtësi e jo me “alltia”, sikuse qeverisja e tanishme.

“PDK duhet të ndal sulmet, por të shkon në opozitë dhe të lë hapësirë për legjitimitet të ri në qeverisje, e dialogun ta drejtojë një Qeveri e re, me zgjedhje të reja e njerëz të urtë e profesionistë si LDK-ja!”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Sulmet po rriten, por më shumë po rritet përkrahja popullore

LDK gjithmonë është sulmuar nga rivalja e saj e gjatë në politikë, PDK-ja. Sulmet më të mëdha ndaj nesh kanë qenë duke na fyer: tinëzarë, frikacakë, të urtë, 'amkademikë' (cinikë ndaj nesh me më së shumti akademikë) etj.

Këto ditë, si në kor, PDK me satelitët e vet jo hapësinorë, por tokësorë e nëntokësorë, po e sulmojnë shumë LDK-në, kinse që nuk po i bëhet patericë një Ekipi po ashtu patericë të presidentit Hashim Thaçi. Por sikur tregoi sondazhi i një partie tjetër opozitare, PDK po e sulmon LDK-në për shkak që po ka rritje masive të popullaritetit, e duke shpresuar se me sulme ndaj nesh, e 'ftohin' popullatën ndaj LDK-së. Por mashtrohen keq, sepse me sulme të pabaza, ne vetëm rritemi; ne vetëm forcohemi; ne vetëm vijmë dhe e udhëheqim vendin me urtësi e pa 'alltia' në dasma dhe nuk themi se e kemi 'alltinë', traditë, sikurse kryeministri aktual, e për një muaj rresht pastaj, të shfaqen maskat që grabisin me armë para kamerës, gjatë ditës dhe marrin edhe jetë njerëzish.

PDK duhet të ndal sulmet, por të shkon në opozitë dhe të lë hapësirë për legjitimitet të ri në qeverisje, e dialogun ta drejtojë një Qeveri e re, me zgjedhje të reja e njerëz të urtë e profesionistë si LDK-ja!

Faleminderit popull i Kosovës për përkrahje masive që po na jepni gjithmonë, prej themelimit të LDK-s!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat