Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Vitin e Ri e ka pritur me familjen e tij në fshatin Burojë.
Ai ka thënë se Vitin e Ri e pret me familje që prej 20 vitesh, që prej kur çlirimit.
“Së bashku me familjen. Tash e 20 vite, që prej çlirimit, natën e Vitit të Ri e kaloj në fshat. Në fshatin Burojë, bashkë me familje dhe miq. Është mundësi takimi për t’i uruar të gjithëve Vitin e Ri. E kam kaluar në fshat, ishte një mbrëmje shumë e mirë. Në orët e vona kam shkuar dhe kam uruar policët që shërbenin në Skënderaj. Gjithashtu edhe zjarrëfikësit”, ka thënë ai.