Thaçi: Marrëveshja me Serbinë do të jetë e pranueshme për ne, kur është edhe për SHBA-të

Aktuale

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë do të jetë e pranueshme për ne, kur është edhe për SHBA-të

Më: 7 janar 2019 Në ora: 18:30
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi muajin e kaluar ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan, Richard Grenell, në Berlin.

Thaçi ka thënë se në këtë takim është diskutuar për arritjen e marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në ‘Info Magazine’, presidenti ka arritja e marrëveshjes me Serbinë është në interes strategjik.

“ Njohja reciproke do t’ia mundësojë Kosovës ulësen në OKB. Unë vazhdimisht jam takuar me ambasadorë të ndryshëm. Takimi me Grenell ka qenë në kuantitet të angazhimit dhe ruajtjes së raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës. Ne jemi popullata më pro amerikane dhe këtë duhet ta ruajmë. Këtë gjendje mund ta kalojmë vetëm bashkërisht me miqtë e Kosovës është proces jo i lehtë por i domosdoshëm”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se është takuar edhe me autoritete të larta të zyrës së kancelares Merkel dhe me të.

Sipas tij, është edhe në interesin e Merkel që të arrihet një marrëveshje e gjithanshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mendoj se Kosova dhe Serbia do të bëjnë dallime në interesat strategjike të SHBA-ve dhe BE-së. Marrëveshja paqësore do ta forcojë pozicionin perëndimor dhe mbështetjen e tyre. Roli i SHBA-ve në arritjen e marrëveshjes përfundimtare është i pazëvendësueshëm, për Kosovën do të jetë marrëveshja e pranueshme kur është edhe për SHBA-në”, është shprehur Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat