“Ramush ja pafshi hajrin dy palët, vrasja me Musajt u është përgatitur në Prishtinë”

Aktuale

“Ramush ja pafshi hajrin dy palët, vrasja me Musajt u është përgatitur në Prishtinë”

Nga: D.RR Më: 7 janar 2019 Në ora: 23:04
Lidhur me konfliktin mes familjes Haradinaj dhe Musaj, ka reaguar ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari

Lidhur me konfliktin mes familjes Haradinaj dhe Musaj, ka reaguar ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se vrasja është përgatitur në Prishtinë, transmeton “Bota sot”.

Miftari ndër tjera shkruan se pyetni Adem Grabovcin ose Hashim Thaçin.

Postimi i plotë:

Ramush ja pafshi hajrin dy plalët por vrasja me Musajt ju përgatit në Prishtinë jo në Beograd pasi as ju as Musajt nuk ishit lojtar të Beogradit, mudesh ta pyetsh lirisht 'Zekën' pastaj vendasin tan shefin e shefave Adem Grabovcin ose pyetni direkt presidentin Hashim Thaçi (Kadri Veseli ishte jashtë kësaj loje) se ku dhe ma kënd kanë përgatit terrenin që me një guri ti vrisni dy zogj (pranojeni se kanë luajtur me ju duke ju futur ne vëllavrasje si kanë dashtë pa vetëdijen tuaj as të Musajve .! Të njëjtit njerëz ndoshta ke harruar ju përgatiten prapë terrenin për t’iu vrarë edhe në Klinë kur ju me dhjetëra bashkëpunëtor tuaj ishit nisur tê shkonit te 11 i shtabit te përgjithshëm dhe dhjetëra njerëz të armatosur të Sami Lushtakut ju kishin zanë pusi me armë,por aj 'rrenci shoku i juaj i 15 kat' ju kishte shpetuar juve por edhe Sami Lushtakun që të mos kishit dhjetra viktima ndermjet vetit tegjith epror e luftar të UÇK . Edhe me kët rast plani ishte me nje guri ti vrisnin dy zogj (gjenerala të UÇK )pasi edhe nqofse ju apo Samija doti kishit fat ti shpetonit këtij konflikti prap karriera e juaj apo e Samis dot përfundonte përgjithmonë në hyrje të Klines te aj restoranti dhe pompa e benzinës pronë Kosova Petrollit të PDK afër ures mbi lumin Drin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat