Arben Gashi u përgjigjet akuzave të PDK’së

Aktuale

Arben Gashi u përgjigjet akuzave të PDK’së

Më: 7 janar 2019 Në ora: 23:27
Arben Gashi

Deputeti i LDK’së Arben Gashi u është përgjigjur akuzave të zyrtarëve të PDK’së drejtuar partisë që udhëheq Isa Mustafa.

Thotë se problemet e brendshme partiake dhe qeveritare zyrtarë të ndryshëm po tentojnë t’i transferojnë diku tjetër.

“Mendoj se është thjesht tendencë që problemet e brendshme ti transferojnë diku tjetër’, tha Gashi në emisionin “DPT te Fidani’ në T7.

‘Problemet në qeverisje po tentojnë t’i fshehin”, shtoi ai duke thënë se “ky është gjykim publik i paarsyeshëm dhe i motivuar politikisht’.

“Sipas meje ata duan me tërheq vëmendjen prej problemeve të vërteta. Koalicioni qeverisës i ka tre qëndrime të kundërta lidhur me dialogun”, tha Gashi.

Thotë se LDK do të vazhdojë të jap kontributin në organin legjislativ.

“Ne respektojmë institucionet, ne japim kontributin tonë në Kuvend”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat