Ish-luftëtarët e UÇPMB-së protestojnë para Qeverisë

Aktuale

Ish-luftëtarët e UÇPMB-së protestojnë para Qeverisë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 06:45
UÇPMB

Ish-luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut sot do të nisen nga Gjilani në mënyrë të organizuar për të protestuar para Qeverisë.

Organizatorët e protestës kanë njoftuar se nisja në mënyrë të organizuar nga Gjilani fillon në ora 13:00.

Ata protestojnë për të kërkuar të drejtën e tyre për statusin e veteranit.

Mbi 140 ish-veteranë theksojnë se kanë dokumente me të cilat janë pajisur si pjesëtarë të UÇPMB-së në vitin 2000, pas përfundimit të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat