Bajram Gecaj: Paratë e djalit tim me rastin e lindjes së tij, u dhuruan për UÇK-në

Aktuale

Bajram Gecaj: Paratë e djalit tim me rastin e lindjes së tij, u dhuruan për UÇK-në

Nga: D.RR Më: 8 janar 2019 Në ora: 09:30
Bajram Gecaj dhe djali i tij, Doni

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka dërguar një porosi për ata ata individë që pretendojnë të marrin pronësinë mbi luftën.

Gecaj në Facebook ka treguar se, kur lindi djali i tij, Doni, paratë e tij që ja kishin dhuruar miqtë e familjarët me rastin e lindjes së tij, kishin shkuar si kontribut për UÇK-në përmes Fondit të Solidaritetit për Kosovën, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë:

KOSOVA ISHTE KRYEFJALA!

Djali im Doni ishte vetëm katër muaj kur kishte kontribuar financiarisht për UÇK-në, përmes Fondit të Solidaritetit për Kosovën. Doni kishte lindur në kohën e luftës, me 2 qershor 1998, dhe kontribut i tij ishin paratë të cilat ja kishin dhuruar miqtë e familjarët me rastin e lindjes së tij! (

P.S. Kjo kryesisht është porosi për ata individë që pretendojnë të marrin pronësinë mbi luftën, i vetë-quajturi “krahu i luftës”!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat