Limaj i përgjigjet Thaçit nga Brukseli: Gara për taksën s’të bën nder

Aktuale

Limaj i përgjigjet Thaçit nga Brukseli: Gara për taksën s’të bën nder

Më: 8 janar 2019 Në ora: 09:58
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Hashim Thaçi dje ka provuar që meritat për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, t’ua delegojë ish-bashkë partiakeve të tij, Enver Hoxhajt e Kadri Veselit, duke thënë se ideja për atë vendim ishte e tyre.

Megjithatë sot nga Brukseli, zëvendësi i Ramush Haradinajt, Fatmir Limaj, i ka dhënë një përgjigje, duke thënë se vendime të tilla nuk janë individuale.

Limaj ka thënë se politikat bëhen nga koalicioni qeverisës dhe vendimet për ato politika i merr kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Vendimet shtetërore janë vendime shtetërore. Nuk ka vendime e propozime individuale. Qeveria është atje e ka një kryeministër, e ka një qeveri, një koalicion. Politikat i bon koalicioni, vendimet i merr Qeveria”, ka thënë Limaj në konferencë para gazetarëve në Bruksel.

Sipas tij kjo garë për të marrë meritat si për dialog si për çështje tjera nuk i bëjnë nderë askujt.

“Kjo garë dhe kjo logjikë e garës, si këtu për dialog, si atje. Për besë kërkun nuk na çojnë”, ka shtuar ndër të tjera Limaj.

Sa i përket deklarimeve të Hashim Thaçit të bëra në ‘Washington Post’ se Kosova është gati ta shqyrtojë heqjen e taksës, Limaj e ka përsëritur edhe një herë që taksa do të hiqet vetëm pas një marrëveshje finale që rezultat do të kishte njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia.

“E bëmë të qartë që tashmë Kosova ka ekip, dhe jo individ. Ka ekip shtetëror. Ne e tham edhe aty, duhet të hiqen arsyet pse ka ardhur taksa. Ka shumë kushte që Serbia duhet t’i plotësojë për ta tërhequr taksën. Kjo nuk është e një anshme. Ne jemi në kushte të tilla që jetojmë me Serbinë. Ka qindra marrëveshje që Serbia nuk i ka respektuar. S’po flasim për këtë fushatën e egër kundër Kosovës. Edhe çështja e taksës në një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk do të ketë nevojë për taksë”, ka thënë ndër të tjera Fatmir Limaj.

Së bashku me Limajn në Bruksel ka qenë edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti. Para gazetarëve Ahmeti ka folur edhe rreth idesë për korrigjim të kufijve, duke thënë se BE-ja e mbështet çfarëdo marrëveshje për të cilën merren vesh Kosova dhe Serbia.

“BE-ja nuk përkrah shtete etnikisht të pastërta”, ka shtuar Ahmeti.

***

Shefi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj është deklaruar para gazetarëve pas takimit që zhvilloi Kosova me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, në krye me Federica Mogherinin.

Limaj tregoi se me Mogherinin diskutuan një sërë çështjesh; Liberalizimi i vizave, çështja e të pagjeturve, taksa… etj

Ai tha se duhet të jetë marrëveshje gjithëpërfshirëse që në zemër e ka njohjen. Ne kërkuam që të jepet një angazhim shtesë dhe Kosova ta merr lajmin e shumëpritur dhe të merituar. Ishte një rast i mirë i prezantimit të Kosovës në dialog. E bëmë të qartë se Kosova ka ekip shtetëror që përfaqëson vendin tonë. Tani do ta shohim se si do të përcaktohet agjenda”, u shpreh ai.

Sipas Limajt, çështja e taksës përfundimisht hiqet në rast se  Serbia njeh Kosovën.

***

Image

 

Në këto çaste në Bruksel ka filluar takimi i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Limaj dhe Ahmeti janë parë të shoqëruar nga Avi Arifi, Dardan Gashi si dhe nga PSD-ja të pranishëm janë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Ekipi negociator udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në Kuvendin e Kosovës, me gjithë kundërshtimin e marrë nga LDK dhe Vetëvendosja.

Ky takim është vlerësuar më shumë konsultues.

Image

Edhe pak minuta pritet të fillojë takimi në Bruksel

Edhe pak minuta pritet të fillojë takimi i parë në Bruksel në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës dhe përfaqësueses së BE’së, Federica Mogherinit.

Delegacioni përbërët nga 11 burra, e drejtohet zëvendës kryeministri, Fatmir Limaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Takimi është parapara të jetë vetëm një takim njohës.

Presidenti Thaçi, javë më parë në një konferencë për media tha se ai do të këshilloj grupin negociator sa herë që ata kanë nevojë, ndërsa për takimin e sotëm të delegacionit, kishte thënë se përderisa ata do të jenë duke dialoguar, ai do të ishte në Brezovicë.

Pala serbe, disa herë ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në takimet e tjera për shkak të taksës 100%.

Ky ekip, do të ketë në dispozicion 300 mijë euro, të cilat u janë ndarë me vendim të Qeverisë, ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat