Haradinaj: Mbështetja e Britanisë mbetet e pazëvendësueshme për proceset që po kalon Kosova

Aktuale

Haradinaj: Mbështetja e Britanisë mbetet e pazëvendësueshme për proceset që po kalon Kosova

Më: 8 janar 2019 Në ora: 10:55
Ramush Haradinaj dhe Ruairi OConnell

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka takuar ambasadorin britanik Ruairi O’Connell në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me të.

“U zotuam të punojmë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve. Deri më sot, takimet e rregullta kanë dhënë rezultate të frytshme në fushat e interesit të përbashkët dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tej. Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, shkruan i pari i ekzekutivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat