Haradinaj takon përfaqësuesit e mullisëve, pas taksës është mbajtur stabiliteti i tregut

Aktuale

Haradinaj takon përfaqësuesit e mullisëve, pas taksës është mbajtur stabiliteti i tregut

Më: 8 janar 2019 Në ora: 11:37
Haradinaj takon përfaqësuesit e mullisëve, pas taksës është mbajtur stabiliteti i tregut

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, ku u diskutuan modalitetet për vazhdimësinë e mbajtjes së qëndrueshmërisë në treg.

Sipas një publikimi të Haradinajt në rrjetin social Facebook, ata u dakorduan që me të gjithë mekanizmat t’i bashkërendojnë veprimet për të rritur anticipimin strategjik.

“Pas vendimit për tarifën në importet për mallrat nga Serbia dhe BeH është arritur të mbahet stabiliteti i tregut, me gjithë oscilimet e lehta të çmimeve”, shkruan Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat