I çuditshmi Thaçi

Aktuale

I çuditshmi Thaçi

Nga: D.B Më: 8 janar 2019 Në ora: 11:48
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar për Uashington Post se “Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe” edhe përkundër vendimit të qeverisë dhe deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova do t’i heqë taksat vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën.

Në lidhje me këtë çështje, analisti politik Ali Hertica ka thënë për “ Bota sot” se deklarimi i Presidenti Thaçi për gazetën “The Uashington Post’’, se Kosova është duke e diskutuar heqjen e taksës ndaj Serbisë, është diçka shumë e çuditshme dhe e pa kuptimtë, kjo për faktin se Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë.

Sipas tij, për këtë vendim duhet që Qeveria e Republikës të marr vendime për heqjen e taksës. “ Përderisa Serbia nuk i plotëson të gjitha kushtet që janë paraparë rreth taksës, atëherë Kosova nuk duhet që t’ia largojë assesi heqjen e taksës. E them këtë pasi janë dhe ekzistojnë arsyet e Qeverisë së Kosovës se përse Institucionet e Kosovës janë detyruar të vendosin këtë taksë, dhe janë të gjitha arsyet e vendimin për këtë taksë. Andaj përderisa nuk eliminohen arsyet se përse e kanë shtyrë Qeverinë e Republikës dhe Ministrinë e Tregtisë së Kosovës, ne nuk duhet të ndërmarrim asnjë hap rreth heqjes së taksës”, ka thënë Hertica.

Image
Ali Hertica

Ai konsideron se Presidenti Thaçi duhet të ketë një kërkesë që ta sjellë në Qeveri për shqyrtim këtë çështje rreth taksës dhe pastaj të jetë Qeveria e Kosovës ajo që do të vendos  të hiqet apo të mos hiqet.

“Tani Presidenti nuk duhet fare të involvohet me këto punë, sepse Presidenti thuajse e din rrolin e vet Kushtetues , pasi dihet që organi më i lartë është Parlamenti ai i cili edhe e formoi grupin e këtij delegacioni të Qeverisë së Republikës së Kosovës për negociata. Dhe pikërisht tani ky grup i quajtur grupi i unitetit, duhet të merr përsipër te gjitha këto politika shtetërore. Tani për çfarëdo duhet të bëj Qeveria e Kosovës, grupi duhet ti dërgojë në shqyrtim në Qeveri për heqjen e taksës nëse kanë arritur diçka pozitive në takime shtetërorë të dy ekipeve e jo Hashim Thaçi. Dhe kjo sinjalizon si një lloj diktati politik i një lideri”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat