MPB reagon për aksidentin, tregon a ishte i përfshirë ministri

Aktuale

MPB reagon për aksidentin, tregon a ishte i përfshirë ministri

Nga: G.B Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:47
Ekrem Mustafa

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas lajmit se ministri Ekrem Mustafa është aksidentuar, përcjell Bota sot.

Përmes një reagimi në Facebook, MPB ka njoftuar se në veturën që është përfshirë sot në aksident nuk ka qenë ministri Mustafa, por kanë qenë 4 zyrtarë të kabinetit të tij.

Reagimi i plotë:

REAGIM

Reagim në lidhje me raportimet në media për aksidentin ku është e përfshirë edhe një veturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se sot rreth orës 09:00 në një aksident trafiku në lagjen Arbëria në Prishtinë, njëra nga dy veturat e përfshira në aksident është e MPB-së. Në këtë veturë kanë qenë 4 zyrtarë të kabinetit të ministrit Mustafa.

Ju njoftojmë që në veturën në fjalë nuk ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, z.Ekrem Mustafa.

Duke i falënderuar mediet për bashkëpunimin, kërkojmë nga to që në raste të tilla të merret edhe një konfirmim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat