Pas takimit me ekipin negociator, Mogherini kërkon heqjen e taksës

Aktuale

Pas takimit me ekipin negociator, Mogherini kërkon heqjen e taksës

Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:53
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka folur pas takimit që pati sot në Bruksel me ekipin shtetëror për dialog.

Mogherini e ka përsëritur qëndrimin e Bashkimit Evropian rreth taksës së vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia.

“Duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe implementohen. Veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”, ka deklaruar Mogherini.

Ndërsa pas këtij takimi, bashkëkryesuesit e delegacionit nga Kosova, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti deklaruan se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat