Ja çfarë i kërkoi Mogherini delegacionit të Kosovës në Bruksel

Aktuale

Ja çfarë i kërkoi Mogherini delegacionit të Kosovës në Bruksel

Më: 8 janar 2019 Në ora: 13:07
Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini u takua sot në Bruksel me delegacionin e Prishtinës që u formua nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor për të vazhduar dialogun me Beogradin.

Me këtë rast ata shkëmbyen mendime mbi gjendjen e dialogut dhe kryediplomatja evropiane përsëriti nevojën e heqjes së taksave të vendosura nga autoritetet e Kosovës për mallrat nga Serbia, njofton Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme EEAS.

"Duke përshëndetur formimin e delegacionit, Mogherini vlerësoi praninë e tyre në Bruksel si sinjal të prioriteteve që autoritetet e Kosovës i japin procesit të normalizimit, i cili është një kusht i domosdoshëm për rrugën e mëtejshme të Kosovës drejt BE-së, por gjithashtu si nevojë për punë të përbashkët në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e EEAS.

Në deklaratë thuhet se takimi i sotëm me anëtarët e ekipit të sapokrijuar të Prishtinës ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi dialogun.

Mogherini vlerësoi se me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, është e domosdoshme një klimë që kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, ku zbatohen dhe respektohen marrëveshjet e arritura më parë dhe duke shmangur lëvizjet dhe deklaratat që nuk janë në përputhje me qëllimet dhe interesat përfundimtare strategjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat