Deputeti i LDK-së: Taksa hiqet, kur të na njehë Serbia

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Taksa hiqet, kur të na njehë Serbia

Nga: N.H Më: 8 janar 2019 Në ora: 13:24
Imet Rrahmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, thotë se nuk është e rëndësishme se kush i pari e përmendi taksën.

Sipas tij, është shumë me rëndësi ta dimë sa me majtë dhe kur është momenti i duhur me e hekë, krejt kjo në kuptimin e raporteve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se një datë po dihet, dita kur të na njehë Serbia.

Ja postimi i tij në Facebook:

Hiq nuk ēshtë e rëndësishme se kush i pari e përmendi taksën!

Tash është shumë me rëndësi ta dijmë sa me majt dhe kur është momenti i duhur me e hjekë, krejt kjo në kuptimin e raporteve të Kosovēs me bashkësinë ndërkombëtare dhe në procesin e dialogut. 

Një datë po dihet, dita kur të na njehë Serbia! 

E a kemi alternativë? Këtë duhet prapa perdes ta diskutojnë këta që po shtyhen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat