Kurti i prezanton Lebet planin e VV-së për zhvillim ekonomik

Aktuale

Kurti i prezanton Lebet planin e VV-së për zhvillim ekonomik

Më: 8 janar 2019 Në ora: 14:15
Jean-Hubert Lebet dhe Albin Kurti

Kryetari Albin Kurti zhvilloi një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Gjatë takimit, Kurti i prezantoi ambasadorit qëndrimet e Lëvizjes vetëvendosje mbi situatën e përgjithshme në Kosovë, dhe, veçanërisht mbi zhvillimet e fundit politike që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë, njofton VV.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vendin tonë dhe korrupsionin e lartë.

“Kurti e njoftoi ambasadorin Lebet me programin e Lëvizjes dhe propozimet  për të dalur nga kjo krizë duke stimuluar zhvillimin ekonomik për krijimin e vendeve të punës si dhe për shtetin e së drejtës i cili e mban ligjin mbi politikën”, njofton VV.

Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar bashkëpunimin në interes të ndërsjelltë të dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat