Ish-luftëtarët e UÇPMB-së kërkojnë statusin e veteranit

Aktuale

Ish-luftëtarët e UÇPMB-së kërkojnë statusin e veteranit

Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:03
Protesta

Ish-luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut, gjatë ditës së sotme, janë nisur nga Gjilani për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që të marrin statusin e veteranit.

Abdurrahman Nazifi,  ish-shef operativ në zonën e Çarrit, kërkoi mbrojtjen me ligj të statusit të veteranit.  Ai bashkë me disa ish-bashkëluftëtarë tha se kanë pasur një takim me këshilltarin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Gazmend Sylën, ku kanë paraqitur kërkesën e tyre.

Nazifi: Patëm një takim me këshilltarin e kryeministrit

“Ne kërkuam nga këshilltari i kryeministrit që ta bëjë një ftesë për komandantin tonë Shefqet Musliu që ka qenë komandant  i përgjithshëm i UÇPMB-së dhe të gjithë stafit komandues, dhe këshillit politikë, ata anëtar që sot janë gjallë. Na dha premtimin që së shpejti të tentojë ta bëjë takimin dhe sqarimin se si do të behet statusi i këtyre luftëtarëve. Nga kjo luftë në Kosovën  Lindore janë mbi 20 dëshmorë”, tha ai.

Nazifi shfaqi pritjet se qeveria do të reflektojë ndaj kërkesave të tyre, duke thënë se janë 140 ish-luftëtarë që kanë dokumente me të cilat janë pajisur si pjesëtarë të UÇPMB-së në vitin 2000.

Feriz Deliu, ish-komandanti Kabashi, tha se kërkojnë të jenë të barabartë si të gjithë veteranët e tjerë. Ai ka bërë të ditur se disa herë kanë bërë kërkesë për statusin e veteranit, por u është thënë që këtë çështje ta adresojnë te përfaqësuesit e tyre.

Image

Feriz Deliu: Unë jam detyruar me dal azil, më quajtën terroristë

“Unë jam detyruar me dal azil, prej UNMIK-ut, kam pas aktakuzë për terrorizëm, për krime lufte. Vetëm pse nuk pranuam me hy 1900 forca në territorin e Kosovës, vetëm pse nuk i dhamë 3500 hektarë tokë. Në 2002, më kanë ngrit aktakuzë për terrorizëm, e kam mbrojt edhe në gjyq, e kam dëshmuar pafajësinë time në gjyq. Kam ardhur prej Zvicrës në Kosovë  në luftë, u desh të kthehem prapë në Zvicër. Fëmijët i kam pasur në Zvicër, sot i kam pas në Kosovë, unë nuk jam në Kosovë. Unë që 10 herë vij me i përkrah bashkëluftëtarët e mi”, tha Deliu.

Mes tjerash,  ish-luftëtarët e UÇPMB-së u shprehen të shqetësuar për dyshimet që po shprehen se ata mund të jenë luftëtarë të rrejshëm. Madje, thanë se janë të gatshëm edhe të japin dorëheqje nga statusi i veteranit.

Nazifi: Unë do të jap dorëheqje nga statusi im

“Ju kisha lutur të mos bien në lajthitje të politikës, në lajthitje të individëve për interesa personale, por t’i mbrojmë bashkëluftëtarët dhe të drejtat e tyre. Nëse këta nuk  e gëzojnë statusin, të jepet një rrugëzgjidhje sipas ligjit, së paku të regjistrohen në data-bazat e shtetit të Kosovës që këta kanë bërë luftë. Unë do të jap dorëheqje nga statusi im. Unë kam qenë luftëtar i lirisë  dhe do të jem në përkrahje të bashkëluftëtarëve të mi”, u shpreh ai. 

Protestojnë ish-ushtarët e UÇPMB-së, kërkojnë nga Qeveria statusin e veteranit

Ish-pjesëtarët e UÇPMB-së, Zona e Karadakut, kanë nisur protestën pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Këta ish ushtarë janë duke kërkuar njohjen e statutit të veteranit, pasi sipas tyre është e drejtë e cila iu takon sikurse të tjerëve.

Në lidhje me këtë çështje dhe këto kërkesa, tre nga të pranishmit e këtij grupi, kanë hyrë brenda në Qeverinë e Kosovës, për një takim të mundshëm nëse dikush nga zyrtarët e këtij dikasteri i pranon për të diskutuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat