Haradinaj: Presidentin Thaçi e duam shumë – ne i kryejmë detyrat tona!

Aktuale

Haradinaj: Presidentin Thaçi e duam shumë – ne i kryejmë detyrat tona!

Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:07
Ramush Haradinaj dhe Endrit Shala

(E plotësuar) -  Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar ta heqë sot taksën nëse Serbia e njeh shtetësinë e Kosovës, ndërsa nuk deshi të komentojë deklaratën e presidentit Hashim Thaçi për taksën ndaj mallrave serbe, duke thënë se “presidentin e duam shumë dhe rolet institucionale janë të ndara”.

Ai këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me të cilin bisedoi për investimet strategjike dhe çështje tjera ekonomike në vendit tonë.    

Ndërkohë që sot shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini kërkoi edhe një herë që Kosova të heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, kryeministri Haradinaj u shpreh i qartë se kur të mund të ndodhë një gjë e tillë.

Haradinaj: Taksën 100 për qind e heqim kur ta njeh Serbia Kosovën

“Sa i përket taksës, është vendim i qeverisë së vendit. Janë deklaruar edhe arsyet pse, janë informuar krejt qeveritë e vendeve të tjera se është rrezikuar siguria kombëtare e Kosovës, është mohuar tregtia e lirë me barriera tarifore. Është pengua Kosova në planin e jashtëm. Në jemi të interesuar me heq taksën sot. Nëse na njeh Serbia sot e heqim. Për presidentin më keni zënë ngushtë, sepse edhe si kam parë këto intervista. Nuk kam unë koment, institucioni i precedentit është institucion i presidentit, qeveria po ashtu i ka përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe I kryen punët e veta. Ne e duam shumë presidentin, ai është president i vendit, ne jemi Qeveria, ne i kryejmi punët tona”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa bëri të ditur se ka lajme të mira për Kosovën, që shumë shpejt do të shpallen investitorët e parë strategjikë, të cilët janë ndërkombëtarë dhe nga Kosova.

Haradinaj: Shumë shpejt shpallim investitorët strategjik

“Mora vesh nga ministri se në dhjetëditëshin e parë mund shpallet investitori i parë, shpresoj se Kosova do ta merr këtë lajm  për një investitorë strategjik. Janë 11 të tillë tani në kualifikim e sipër dhe është gati 2 miliardë euro investime, shumica prej tyre janë për energji, transport, turizëm. Pra, veç kemi hyrë në një fazë intensive të zhvillimit të vendit”, tha Hardainaj.

Sa i përket shkarkimit të mundshëm të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, Haradinaj deklaroi se kjo do të ndodhë kur t’i vijë rendi.

Ndërsa, duke folur rreth kërkesave të minatorëve të Trepçës, kreu i Ekzekutivit tha se kjo ndërmarrje ka qenë peng i çështjes politike, por janë gati për këtë zhbllokim të situatës. Po ashtu ai tha zgjidhje do të mundohen të bëjnë edhe për kërkesat e Sindikatës së Arsimit.

Sa i përket çështjes së derivateve, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se me ligjin e ri do të ketë një rregullator për çmimet e tyre.

Shala: Vetëm me ligjin e ri rregullohet çmimi i derivateve në Kosovë

“Është një nen në ligj ku thotë që ministri ka të drejtë nëse vëren çrregullime të mëdha. Por,  Kosovës i mungon një rregullator i përcaktimit të çmimit të karburanteve. Ne jemi duke bërë përpjekje që në ligjin e ri Kosova ta parasheh dhe ta kemi këtë rregullator që pastaj unë si ministër ta kemi një agjenci, e cila më sugjeron, më drejton dhe më tregon se çka është çrregullim i madh i çmimit të naftës”, ka thënë Shala.  

Haradinaj: Më keni zënë ngushtë, Thaçi ka punët e veta - ne tonat

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ka lajme të mira për shpalljen e investitorëve strategjikë në dhjetëditëshin e parë të këtij muaj me gati 2 miliardë euro në sektorin e turizmit dhe energjisë.

Ai këto komente i bëri pas takimit me ministrin e MTI-së Endrit Shala, me të cilin biseduan për çështje që kanë të bëjnë me ekonominë.

Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar të heqë sot taksën nëse Serbia njeh shtetësinë tonë, ndërsa nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidentit Hashim Thaçi për taksën ndaj mallrave të Serbisë.

“Për presidentin më keni zënë ngushtë, nuk kam koment. Presidenti ka punët e veta, qeveria i ka punët e veta”, ka porositur ai.

Duke folur rreth kërkesave të minatorëve të Trepçës, kreu i Ekzekutivit tha se kjo ndërmarrje ka qenë peng i çështjes politike, por janë gati për këtë zhbllokim të situatës.

Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala theksoi se kanë biseduar për investitorët strategjikë, që sipas tij janë 11 aplikues dhe nga fillimi i muajt do të fillohet me shpalljen e tyre si investitorë strategjikë.

Sa i përket çështjes së çmimit të naftës, Shala ka thënë se me ligjin e ri do të ketë një rregullator për rregullimin e çmimeve të derivateve.

Haradinaj e Shala në konferencë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala pret në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa pas takimit Haradinaj e Shala kanë dalë në konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat