Limaj nga Brukseli: S’ka marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve

Aktuale

Limaj nga Brukseli: S’ka marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve

Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:48
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj po kthehet nga Brukseli optimist sa i përket arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, të cilës, sipas tij, nuk duhet t’i caktohet afat kohor. Ai thotë se Kosova do të prezantohet si shtet në dialog, e jo më mbi baza individuale. Shprehet këmbëngulës se s’do të ketë marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.

Pas takimit që delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë pati me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, Limaj nga Brukseli tregon se aty u qartësua se Kosova do të prezantohet si shtet, e jo mbi baza individuale.

Limaj: Kthehem optimist nga Brukseli

"Ka qenë një takim shumë i hapur, shumë përmbajtësor... Unë kthehem me optimizëm nga ky takim. Kemi parë një seriozitet, një korrektësi, një përkushtim të z. Mogherini dhe ekipit të saj. Ata janë të përkushtuar edhe më tepër në liberlaizimin e vizave të punojnë që sa më shpejtë të futet në agjendë", thotë bashkëkryesuesi i dialogut.

Në një, njëri nga dy kryesuesit e dialogut foli edhe për rolin e presidentit në këtë proces.

Ai thotë se do të unifikohen në Prishtinë, për të folur me një zë në Buksel.

Sipas tij, Kosova në Bruksel, në bisedimet me Serbinë, prezantohet si shtet dhe nuk ka më mbi baza individuale e personale.

Tutje, ai thekson se e arritura e këtij takimi është se i është bërë e qartë BE-së se mos njohja nga Serbia është çelësi i të gjitha problemeve që po paraqiten në mes dy vendeve.

Limaj: BE e ka të qartë që Serbia duhet ta njoh Kosovën

"BE tashmë e ka të qartë se ne nuk mund të shkojmë në marrëveshje veç e veç, ato nuk gjejnë më zbatim. E rëndësishme është që është kuptuar më se boshti i të gjitha problemeve të mos implementimit, të tensioneve që po na paraqiten rrugës, është për faktin që Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe, nga kjo rrjedhin të gjitha telashet në teren. Nga kjo është kuptuar që një marrëveshje që përmbyllë njëherë e mirë çështjet e hapura me Serbinë, duhet të njeh marrëveshje që e njeh Republikën e Kosovës nga ana e Serbisë, dhe kështu e hap një perspektivë evropiane nga të dyja vendet", thotë Limaj.

Njëherësh, ai ka folur edhe për rolin e SHBA-së në procesin e dialogut dhe mundësinë ekzistuese që kjo e fundit të kyçet direkt në këtë proces.

Limaj: BE është ndërmjetësuese e dialogut

"BE është ndërmjetësuesi i dialogut. Unë besoj se SHBA do të jenë fuqishëm të angazhuar dhe ne jemi të interesuar që marrëveshja e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë të mbështetet nga të gjithë", shprehet ai.

Për zërat se një marrëveshje përfundimtare mund të ndodhë shumë shpejt, në tremujorin e parë të këtij viti, Limaj thotë se nuk duhet vënë afate të caktuara, pasi që sipas tij, është me rëndësi të arrihet një marrëveshje e mirë.

Bashkëkryesuesi i dialogut përsëriti se taksa e vënë ndaj Serbisë, hiqet vetëm atëherë kur pushojnë arsyet për çka është vënë ajo. Teksa thotë se nuk do të mund të arrihet asnjë marrëveshje pa u zbardhur fati i të pagjeturve.

Limaj: S'ka marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve

"Nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa pasur zgjidhje për çështjen e pa të gjeturve. Kjo është më se e qartë", shton ai.

Krejt në fund, Limaj deklaron se nga takimi i sotëm me përfaqësuesit e BE-së, u vu në pah se ka një pajtim të përbashkët që ka një atmosferë dhe ka kushte që të punohet intensivisht për të ardhur tek marrëveshja përfundimtare me Serbinë, obliguese për të dyja palët.

Sipas tij, pozicioni i Kosovës është që fillimisht të gjendet zgjidhja për të gjitha temat e hapura në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat