Zogaj: Përplasjet politike në dëm të Kosovës

Aktuale

Zogaj: Përplasjet politike në dëm të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:12
Skënder Zogaj

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj thotë se nuk janë befasi përplasjet ndërmjet partive politike.

Sipas tij, kjo metodë konfliktesh me sharje e akuza po vazhdon me rastin e dialogut me Serbinë, e që po shfrytëzohet në dëm të Kosovës.

 “Përplasjet ndërmjet partive politike nuk janë befasi, sepse, që nga lufta, përplasja dhe konfliktet janë bërë metoda kryesore përfituese në luftën për pushtet që është ideali dhe qëllimi i vetëm ideologjik i partive të verbra politike shqiptare të Kosovës! Prandaj, kjo metodë konfliktesh me sharje e akuza po vazhdon, për po të njëjtin qëllim, edhe me rastin e dialogut me Serbinë, që po shfrytëzohet mjerueshëm në dëm të Kosovës! Unë mendoj se partitë politike kësaj radhe gabojnë që kacafyten mes veti, sepse, elektoratin nuk mund ta mashtrojnë! Përgjegjësitë janë të qarta dhe nuk kanë nevojë për kurrfarë sqarimi! Qytetarët e Kosovës kësaj radhe do të ndëshkojnë keq kalkuluesit e të gjitha partive politike!”, thotë Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat