“Në Kosovë me simbole çetnike, në Beograd arrestohen pse shkruajnë në borë”

Aktuale

“Në Kosovë me simbole çetnike, në Beograd arrestohen pse shkruajnë në borë”

Nga: D.B. Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:50
Fadil Kajtazi

Njohësi i cështjeve të sigurisë dhe inteligjencës Fadil Kajtazi, ka reaguar pas lajmit për arrestimin e tre të rinjve shqiptarë në Beograd.

Kajtazi në këtë rast ka postuar fotografinë e një serbi të veshur me simbole çetnike serbe, duke e krahasuar me të rinjtë që janë arrestuar për shkak të mbishkrimit “UÇK” mbi automjete.

Postimi i plotë:

“Në Kosovë me simbole çetnike, në Beograd arrestohen pse shkruajnë në borë. Arrestohen tre të rinj shqiptarë në Beograd dhe denohen me nga 55 dite burg. Ata në natën e cekur kanë shkruar në borën e xhamave të automjeteve të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijeva shkrimin "UÇK", për çka banorët e “frikësuar” kanë lajmëruar policinë. Mediat serbe kanë raportuar për arrestimin e tre shqiptarëve, të cilët në natën ndërmjet 6 e 7 janarit midis Beogradit kanë shkruar siç thotë “Novosti” simbole “terroriste” UÇK në borën mbi automjete për çka janë dënuar me nga 55 ditë burg. Policia për këtë siç e ka quajtur “skandal” që ka shqetësuar qytetarët e lokalitetit Mirijeva në vigjilje të kërshëndellave ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar Iba Bajramaj (20) dhe Shpreson Bajramaj (22) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25) nga Prizreni, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat