“Krushqit” e ngrirë të Thaçit sot në Bruksel me Mogherini asnjë fjalë për shqiptarët e Preshevës?!

Aktuale

“Krushqit” e ngrirë të Thaçit sot në Bruksel me Mogherini asnjë fjalë për shqiptarët e Preshevës?!

Më: 8 janar 2019 Në ora: 20:18
Takimi në Bruksel

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti ashut siç ishte paralajmruar janë takuar sot me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Sërish Presheva n’aut. Prishtina në Bruksel edhe kësaj radhe pa shqiptarët e Luginës?! përkundër fjalëve dhe premtimeve para kamerave televizive.

Dialogu Kosovë-Serbi është momentalisht i ngrirë nga pala serbe, për shkak të taksës 100 për qind mbi mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, pohoi se në takimin në Bruksel me diplomaten e BE-së Federica Mogherini, u qartësuan shumë gjera, mes tyre edhe detyrat e ekipit negociator.

Ai tha se janë pajtuar lidhur me atë se Kosova vendosë kë do e dërgojë të negocioj me Serbinë, e jo BE-ja.

“Mogherini shprehu kënaqësinë që është grup gjithëpërfshirës. Ajo tha se BE-ja nuk e cakton se kë e dërgon Kosova për negociata”.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka folur pas takimit që pati sot në Bruksel me ekipin shtetëror për dialog.

Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” që ndoqi këtë takim “ekipi kosovar sot në Bruksel me Mogherini jo që nuk muren dikend nga Presheva, por asnjë fjale nuk e folën për shqiptarët derisa u fol për serbet e veriut..”?! Pra këta ishin “krushqit” e ngrirë (delegacioni prej 12 vetash si në dasmë) nga Prishtinë sot ne Bruksel me Mogherini asnjë fjalë për shqiptaret e Luginës së Preshevës. 

Veq serbëve që janë mirënjohes që në Bruksel po flite shumë për serbët e “Veriut te Kosovës” por edhe edhe për atë se spo fliet asgjë per shqiptaret ne “Jug të Serbise” edhe persidenti kosovar Hashi Thaci nga Brezovica ka pershendetur qendrimin “dinjtioz” te ekipit nga Prishtina ne Bruksel edhe pse e “harruaa” shqiptaret e Lugine se Preshevës qe dikur Thaci ju thoshte “une jam gardian i juaji”?!

Deleagacioni thuajse ju kishte ngrire goja,  nuk e pane te udhes bile te perndin letren e lidereve nga Presheva deruguar BE dhe znj Morgherini?! 24 ore para vizites se ekipit kosovar ne Bruksel zdhedhënsja e BE-së Maja Kocijancic eshte marrur ne bisede nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”  e cila ka thene se “Lugina e Presheves qe te perfshihet ne dialogun e Brukselit mes Kosoves dhe Serbisë, l.ideret e atjshem  duhet t’i drejtohen Vucicit dhe Thacit.”

Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” lideret e Lugines se Presheves nga vitit 2011 qe kur ka nisur dialogu ne Bruksel mes Prishtines dhe Boegradit, deri sot kane kerkuar mbi 20 here  per t’u perfshire ne ketë proces, por deri tash Beogradi jo se jo, pos as Prishtina nuk ju eshte përgjigjur pozitvisht, ku jane dhene vetëm premtime e deklarata.

Mogherini e ka përsëritur qëndrimin e Bashkimit Evropian rreth taksës së vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia.

Ndërsa pas këtij takimi, bashkëkryesuesit e delegacionit nga Kosova, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti deklaruan se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat