Njohësi i çështjeve juridike: Mocioni ndaj Qeverisë Haradinaj duhet ndodhë menjëherë

Aktuale

Njohësi i çështjeve juridike: Mocioni ndaj Qeverisë Haradinaj duhet ndodhë menjëherë

Nga: N.H Më: 8 janar 2019 Në ora: 21:02
Qeveria Haradinaj

Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, duke folur për gazetën ”Bota sot”, ka thënë se  kjo qeveri de-fakto është e rënë, mirëpo, siç shprehet ai, kjo e fundit tani është duke i shërbyer vetëm interesave të PDK-së.

“Kjo qeveri de-fakto është e rënë, dhe se ketë qeveri po e mban Partia Demokratike e Kosovës në pushtet. Kjo qeveri zhvatëse dhe problematike de-jure formalisht është ekzistuese, mirëpo kjo qeveri po i shërben politikisht vetëm PDK-së së Veselit deri në zgjidhje të dialogut me Serbinë”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, nëse ndodhë mocioni duhet bërë menjëherë, në mënyrë që të ndërtohen institucione te reja.

Image
Blerim Burjani

“Nëse ndodhë mocioni duhet bërë menjëherë, në mënyrë për të ndërtuar institucione të reja. Ideja e këtij koalicion zhvatës dhe përfitues pa bazë, pra në mënyrë të paligjshme është fati më i madh i keq i qytetarëve të shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Në fund ai shprehet se nëse ka vullnet për ta ndalë ketë të keqe, duhet të merret një iniciativë e tillë tani.

“Nëse ka vullnet të mirë për ta ndalur ketë paligjshmëri të madhe përfituese atëherë duhet të ngritët mocion”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, për gazetën”Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat