“Fatmiri dhe Shpendi, dy kurbanet e “unitetit”

Aktuale

“Fatmiri dhe Shpendi, dy kurbanet e “unitetit”

Nga: A.M. Më: 8 janar 2019 Në ora: 21:34
Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Sot delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë u taku në Bruksel me shefen e  diplomacisë së BE-së Federica Mogherini. Pjesë e këtij delegacioni janë edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj dhe kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti.

Këta dy të fundit, ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Liri Loshi i ka quajtur kurbanë të “unitetit”.

Po ashtu, ai është shprehur se “Le që nuk na bindën neve, por nuk arrinin ta bindnin as vetveten dhe as njëri tjetrin se ishin në krye të një delegacioni shtetëror”.

Postimi i plotë:

Fatmiri dhe Shpendi

Le që nuk na bindën neve, por nuk arrinin ta bindnin as vetveten dhe as njëri tjetrin se ishin në krye të një delegacioni shtetëror. Detyrë tepër e rëndë e këtyre dy kurbanëve të “unitetit” dhe i Klan Kosovës si faktor anësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat