Beqa: LDK dhe VV t’i bashkohen koalicionit qeveritar, u japim ministri dhe zgjidhim problemin

Aktuale

Beqa: LDK dhe VV t’i bashkohen koalicionit qeveritar, u japim ministri dhe zgjidhim problemin

Më: 9 janar 2019 Në ora: 00:37
Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se është papërgjegjësi totale për LDK-në, ndaj qytetarëve të Kosovës, mos pjesëmarrja në dialog.

Beqa, në “Debat Plus”, ka thënë nuk është diçka e re për LDK-në pjesëmarrja në bisedime.

“Pas letrës që ka dërguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump në adresë të presidentit Thaçi, gjërat janë qartësuar. Bota dhe faktori ndërkombëtar nuk ka kohë ta pret Kosovën derisa ne ta gjejmë formulën e brendshme të bashkëpunimit”, tha ai.

Deputeti i PDK-së thotë se në vitin 2019 edhe qytetarët edhe bashkësia ndërkombëtare pret nga ne që të arrijmë një unifikim të brendshëm.

Ai ka thënë se nuk e ka të qartë çfarë po presin LDK dhe Vetëvendosje, duke ironizuar më tej me këto dy subjekte politike.

“Nuk e di çfarë po presin LDK dhe Vetëvendosje. Vetëm nëse presin Putinin që gjatë vizitës në Beograd mos po shpallë edhe ai ndonjë letër”, tha Beqa.

Beqa ka folur edhe për sondazhin e fundit që ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se sondazhin Vetëvendosje e ka nxjerrë ashtu siç dëshiron vetë, por më tej ka shtuar se ata janë të gatshëm t’u japin disa ministri LDK-së dhe Vetëvendosjes vetëm për të zgjidhur problemin.

“Nëse këta dëshirojnë me të vërtet pushtet, le t’i bashkohen koalicionit qeveritar. I zvogëlojmë ne ministritë  u japim edhe këtyre [ministri], vetëm të zgjidhim problemin. Mos t’i shohim interesat partiake para interesave nacionale”, deklaroi Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat