Zbulohet kush e kishte suspenduar aktivistin e VV-së, Valdrin Ahmetin

Aktuale

Zbulohet kush e kishte suspenduar aktivistin e VV-së, Valdrin Ahmetin

Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:54
Valdrin Ahmeti

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Boiken Abazi, ka thënë se ai kishte qenë qenë drejtues i Komisionit Disiplinor të VV-së në kohën kur ishte suspenduar nga pozicionet drejtuese të partisë, Valdrin Ahmeti, aktivisti i cili dorëzoi dje në Prokurori një kallëzim penal kundër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Valdrin Ahmeti ishte suspenduar disa vite më parë nga të gjitha pozicionet drejtuese brenda Lëvizjes Vetëvendosje nën dyshimin për keqpërdorime financiare.

E përmes një statusi në Facebook, Boiken Abazi ka njoftuar se ai kishte qenë në krye të Komisionit Disiplinor të VV-së kur ishte marrë vendimi për suspendimin e Valdrin Ahmetit.

“Masa e përkohshme ndaj Valdrinit, është vendosur kur unë kam drejtuar Komisionin Disiplinor. Valdrini nuk ka vjedhur asgjë! Ka bërë gabim dhe ndaj tij janë marrë masa organizative, dhe ai e ka pranuar gabimin”, ka thënë Abazi, përmes një shkrimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat