KFOR-i nis stërvitjet ushtarake në të gjithë Kosovën, përfshirë veriun

Aktuale

KFOR-i nis stërvitjet ushtarake në të gjithë Kosovën, përfshirë veriun

Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:27
KFOR

Ushtarët e KFOR-it nga sot kanë nisur stërvitjet ushtarake në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun, bëjnë të ditur burime të Kp.

Sipas këtij burimi, mandati i KFOR-it në vend mbetet e i pandryshuar në Kosovë dhe do të vendosë trupat në tërë territorin e Kosovës.

“Mandati i KFOR-it mbetet i pandryshuar. Do t'i kontribuojë garantimit të një ambienti të qetë e të sigurtë dhe lirisë se lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës,  ashtu siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të OKB-së. KFOR do të ketë një ushtrim dhe do të vendosë trupa në tërë territorin e Kosovës. Do të ketë lëvizje të trupave në tërë Kosovën. Ushtarët e KFOR-it trajnohen që të jenë të gatshëm që të dislokohen shpejtë, nëse rrezikohet ambienti i qetë dhe i sigurtë, dhe liria e lëvizjes”, ka thënë ky burim.

Stërvitjet nisin sot (9 janar) deri më 11 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat