Diplomati norvegjez: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje

Aktuale

Diplomati norvegjez: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje

Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:56
Ish i dërguari i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide

Ish i dërguari i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide po kërkon nga Kosova dhe Serbia që sa më shpejt të vazhdojnë dialogun.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Eide ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje, që krijon stabilitet.

Sipas tij, “hapat që dëmtojnë marrëdhëniet, duhet të shmangen”.

”Duhet të gjendet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për të stabilizuar marrëdhëniet dypalëshe, të krijojnë stabilitet rajonal dhe përfshirje në organizatat ndërkombëtare! Hapa të mëtejshëm që dëmtojnë marrëdhëniet duhet të shmangen. Dhe bisedimet duhet të fillojnë! Stagnimi i vazhdueshëm politik është shumë i rrezikshëm!”, ka shkruar Eide.

Këtë mbishkrim ai e ka vendosur, duke shpërndarë shkrimin e Washington Postit, ku tregohet roli i Amerikës në arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat