Tregon Ibrahim Kelmendi, ja arsyeja pse u vra Ali Uka, cimeri i Hashim Thaçit

Aktuale

Tregon Ibrahim Kelmendi, ja arsyeja pse u vra Ali Uka, cimeri i Hashim Thaçit

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:36
Foto ilustrim: Xhavit Haliti, Ali Uka dhe Hashim Thaçi

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, në faqen e tij në facebook, ka shkruar se do të rihapen hetimet për vrasjen e gazetarit, ish cimerit të Hashim Thaçit, Ali Uka.

Ai ka shkruar së të dyshuar janë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti.

“Tash dyshohet se vdekja e Ali Ukës ka qenë një koordinim ndërmjet SHISHI-t Shqiptar dhe Udhëheqësisë Politike të UÇK-së. Simbas rezultateve të hetimeve të atëhershme të bëra nga autoritetet Shqiptare – vdekja e gazetarit Ali Uka nuk ka qenë i një natyre politike, por ka qenë një rast kriminal”, shkruan ndër tjerash Maralusha.

E, në statusin e tij, ka komentuar edhe Ibrahim Kelmendi, ish anëtarë i Lëvizës Popullorë të Kosovës.

Ai ka shkruar edhe arsyen pse është vrarë gazetari, Ali Uka.

Image

“Në mars të vitit 1998, krejt rastësisht kam njohur Babain e Ali Ukës, i cili ishte vendosur për të fjet te "hoteli" i Tafilit në Tiranë, banesa të improvizuara si dhoma hoteli, që flenim ne që nuk kishim të holla për hotele. Meqë ai aty po mbante plis të bardh, e pyeta kush ishte e nga ishte. Më tregoi, duke rrëfyer edhe arsyen se kishte ardhur aty për të marrë pjesë në shqyrtimin gjyqësor për vrasje të djali të tij. Nga kurreshtja e pata shoqëruar në atë shqyrtim gjyqësor. Për shkak se u skandalizova nga ai psudogjykim, shkrova gjerësish për ato që pash, dëgjova, përjetova, në gazetën "Zëri i Kosovës".  I kam harruar ato, meqë gjerat që i publikoi, nuk i mbaj më në kujtesë. Por, bindja ime, atëherë e sot, është se Ali Uka është vra për shkak që u bë i njohur si "zëdhënës i UÇK-së". Ashtu e prezantonte shtypi senzacionalist në Tiranë. Dhe, qysh atëherë kam dyshuar se afirmimi i Aliut duhet të ketë penguar Hashimin dhe Xhavitin.Atëherë thuhej se Aliu e Hahsimi ishin shokë. Megjithatë, tashmë kisha mendimin se Hashimi vret edhe shokët, nëse e pengojnë në rrugëtimin e tij... Uroj të rishqyrtohet vrasja e Ali Ukës, meqë qysh atherë kisha dilema, të cilat i kam shfaq”, ka shkruar në komentin e tij, Ibrahim Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat