Haradinaj ka pranuar urime për festat e fundvitit nga familja Trump

Aktuale

Haradinaj ka pranuar urime për festat e fundvitit nga familja Trump

Nga: A.M. Më: 9 janar 2019 Në ora: 14:24
Anita dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka pranuar një urime nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan”

Postimi i plotë:

Nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron. Në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan. Bekuar qofshin dy popujt tanë!       

Image                                           
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat