Hahn provon të bëjë presion ndaj Kosovës: Hiqeni taksën

Aktuale

Hahn provon të bëjë presion ndaj Kosovës: Hiqeni taksën

Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:23
Johanes Hahn

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, ka thënë sot se është duke pritur një përgjigje nga Prishtina për kërkesën e tij rreth heqjes së taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

“Shpresoj të marr një përgjigje nga Kosova këto ditë rreth taksës”, ka thënë Hahn para gazetarëve.

Përpara gazetarëve Hahn ka përsëritur ofertën e tij për një format të ndare të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e taksës.

Hahn për problemin e taksës kishte vizituar Kosovën me datë 3 dhjetor, nga ku kishte kërkuar heqjen e taksës.

Kërkesën për heqje të taksës e ka përsëritur dje edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, pas takimit që ka pasur me delegacionin kosovar të kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Ajo ka thënë se ia ka përsëritur edhe një herë palës kosovare nevojën urgjente për heqjen e vendimit për taksën që Qeveria Haradinaj e ka marrë vitin e kaluar.

Megjithatë Qeveria e Kosovës duket e vendosur që vendimi për taksën të qëndrojë.  Sikurse Fatmir Limaj, edhe Ramush Haradinaj kanë deklaruar dje se Kosova është e gatshme ta largojë taksën menjëherë nëse Serbia e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat