Futja e PSD-së në ekipin negociator i ka dhënë qeverisë garancën

Aktuale

Futja e PSD-së në ekipin negociator i ka dhënë qeverisë garancën

Nga: N.H Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:28
Musa Preteni

Viti 2019 po paralajmërohet se do të jetë fundi i Qeverisë Haradinaj. Të tilla paralajmërime vijnë nga partitë opozitare të cilat shprehen të bindur se fundi i kësaj legjislature do të ndodhë në ketë vit, ani pse nuk japin shumë detaje nga planet e tyre që kanë për rrëzimin e saj.

Mirëpo, deri më tani, problematike për opozitën po del të jetë mungesa e unitetit politik mes tyre, gjë e cila edhe po e pamundëson realizimin e kërkesës së tyre së “kamotshme”.

Nga Lëvizja Vetëvendosje bëjnë me dije se fundi i Qeverisë Haradinaj do të ndodhë gjatë këtij viti, përderisa nuk kanë sqaruar më konkretisht se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Ndërsa, skeptik me planin e krahut opozitar, shprehën të jenë shoqëria civile. Sipas tyre, për shkak të mungesës së numrave, ka pak gjasa që opozita të ngritët një mocion për rrëzimin e qeverisë edhe në vitin 2019-të.

Politologu, Musa Preteni ka thënë se futja e PSD-së në ekipin negociator i ka dhënë qeverisë garancën e një jetëgjatësia deri në ndryshimin e rrethanave të mundshme.

Ai në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se në rrethanat momentale pothuajse asnjëra nga partitë politike duke të mos jetë e interesuar për zgjedhje, sepse, sipas tij, shihet të jetë si moment i disfavorshëm.

“Deri para pak kohësh kemi pasur një situatë jo të shpesht sa i përket demokracisë parlamentare kur kemi pasur një opozitë që nuk ka arritur t’i bëjë numrat për rrëzimin e qeverisë e në anën tjetër një pozitë që ka qeverisur por që nuk i ka pasur numrat për kalimin e shumë çështjeve. Pra një situatë kur askush nuk kishte shumicë për të lëvizur tutje. Sot kemi një situatë krejt të ndryshme kur një parti opozitare është bërë gardiane e ruajtjes së qeverisë duke iu gjendur në momentet më kritike duke ia siguruar votat e nevojshme”.

“Pra futja e PSD-së në ekipin negociator i ka dhënë qeverisë garancën e një jetëgjatësie deri në ndryshimin e rrethanave të mundshme ku qeveria do të mund të rrëzohej nga vet koalicioni qeverisës apo ndonjëra nga partitë pjesë e saj. Në rrethanat momentale pothuajse asnjëra nga partitë politike duke të mos jetë e interesuar për zgjedhje sepse shihet si moment i disfavorshëm, kur ja shtojmë kësaj edhe rrethanat politike të krijuara nga negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe urgjenca e një marrëveshje mes dy vendeve e theksuar edhe nga vet letra e Trumpit”, ka thënë Preteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat