"Solana e Amerika e shpëtuan Kosovën nga ndarja më 2004"

Aktuale

"Solana e Amerika e shpëtuan Kosovën nga ndarja më 2004"

Më: 9 janar 2019 Në ora: 22:22
Harta e Kosovës

Blerim Shala, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth zërave për ndarjen e Kosovës, në kuadër të një marrëveshjeje me Serbinë.

Shala ka thënë në emisionin “Pressing”, se Kosova ka bërë “gabime serioze” ndër vite, të cilat, sipas tij, “kulmuan me trazirat e marsit” të vitit 2004.

Kosova ka mundur të ndahet atë vit, ka deklaruar Shala, duke kujtuar ngjarjen e nxitur pas mbytjes së dy fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Gjatë atyre trazirave, që zgjatën dy ditë, u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, po ashtu kryesisht shqiptarë.

Sipas Shalës, Kosova i shpëtoi ndarjes më 2004 falë atëherë sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, Javier Solana, dhe falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

"Po të mos ndërhynte Solana dhe SHBA’ja, ndarja e Kosovës do të ishte punë e kryer", është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat