Mushkolaj: Familjarët e shqiptarëve të vrarë pas lufte, kanë të drejtë të shpresojnë te Gjykata Speciale

Aktuale

Mushkolaj: Familjarët e shqiptarëve të vrarë pas lufte, kanë të drejtë të shpresojnë te Gjykata Speciale

Më: 10 janar 2019 Në ora: 00:20
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nuk duhet të krijohet përshtypje e keqe për ata persona që u janë vrarë familjarë pas lufte, pse ata shpresojnë te Gjykata Speciale.

Mushkolaj, në “Debat Plus”, ka thënë se ata kanë të drejtë të kenë shpresë te Gjykata Speciale, se ajo mund të zbardhë vrasjen e familjarëve të tyre.

“Edhe unë nëse do të kisha babën, nënën apo vëllain e vrarë, edhe unë do të shpresoja te Gjykata Speciale… Fatkeqësia është se ka shqiptarë të vrarë, që nuk janë vrarë nga Serbia, e ato raste nuk janë zbardhë. Është provuar që ato viktima të vendosen në kampin e spiunëve pa kurrfarë fakti”, tha ai.

Analisti ka thënë se dhemb shumë që dikush, pa ndonjë vendim të gjykatës, të shpallë tradhtar dikë në emër të popullit.

“Ata familjarë e kanë të drejtën e gjithë botës të shpresojnë dhe besojnë se Gjykata Speciale do të zbardhë vrasjen e familjeve të tyre. Thuhet se i mbyturi kapet për kashte. Edhe ata njerëz kapen për kashte. Kudo që e shohin një shpresë se mund të zgjidhet ajo çështje, ata shpresojnë në drejtësi”.

Mushkolaj ka thënë se nuk është ideja të krahasohen masakrat e Serbisë me këto vrasje, por sipas tij krimi mbetet krim.

“Duhet pasur parasysh se gjatë gjithë kohës, është bërë përpjekte që dëshmitarët e mundshëm me i heshtë. Me u mbyllë gojën në çfarëdo forme. Këto vrasje kanë ndodhë”, deklaroi  Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat