‘Rritja e numrit të këshilltarëve të kryeministrit, abuzim me buxhetin e Kosovës’

Aktuale

‘Rritja e numrit të këshilltarëve të kryeministrit, abuzim me buxhetin e Kosovës’

Më: 10 janar 2019 Në ora: 13:52
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar ndaj nxjerrjes së rregullores përmes së cilës Qeveria rrit skajshmërisht numrin e këshilltarëve politik për kryeministrin dhe zëvendëskryeministrat, duke thënë se një vendim i tillë është abuzim me pushtetin.

Rritja e numrit të këshilltarëve politik për kryeministrin në 24 dhe për zëvendës-kryeministrat deri në 11, përbën minim të reformës së administratës publike dhe abuzim të pastër të buxhetit të Kosovës, thuhet në reagim.

Në skenarin aktual, me një qeveri që ka 5 zëvendëskryeministra, numri total i këshilltarëve të brendshëm të Zyrës së Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave shkon në 65 këshilltarë politikë, përkujton GLPS.

Sipas saj, asnjë arsye objektive nuk mund të arsyetojë një numër kaq të madh këshilltarësh politik dhe kjo nuk mund të arsyetohet ndryshe pos me qëllimet klienteleske të Qeverisë Haradinaj, por që njëherësh kontribuon edhe në rrënimin e imazhit të Kosovës pranë Komisionit Evropian. 

GLPS i kërkon Qeverisë së Kosovës të anulojë rregulloren nr. 30/2018, përmes së cilës realizohet një rritje e tillë, ndërsa nga Komisioni për Buxhet dhe Financa kërkon të inicojë zyrtarisht ndryshimin në ligjit për buxhetin 2019 që do të parandalonte një rritje të tillë të numrit të këshilltarëve politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat